Me temperaturat në Ukrainë që vazhdojnë të bien deri në -10 gradë Celsius, të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) zbuluan se vetëm shtatë për qind e njerëzve po largoheshin nga vendi, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Afro 18 milionë njerëz – 40 për qind e popullsisë së Ukrainës – kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare”, tha shefi i misionit të IOM-it në Ukrainë, Anh Nguyen.
“Ne duhet t’i mbështesim ata gjatë dimrit, veçanërisht ata që nuk kanë qasje në strehim ose ngrohje. IOM u kërkon palëve të interesuara të rrisin përpjekjet e tyre pasi nevojat vazhdojnë të rriten çdo ditë që kalon.”
Organizata zbuloi gjithashtu se 43 përqind e familjeve kanë përdorur kursimet e tyre për qëllime mbijetese. Një tjetër 63 përqind e të anketuarve janë duke racionalizuar përdorimin e tyre të gazit, energjisë elektrike dhe karburantit të ngurtë.
Që nga dhjetori, IOM raportoi se “mbi 5 milionë njerëz që ishin zhvendosur brenda Ukrainës ose më gjerë, janë kthyer në shtëpi”.
“Në mars jetonin vetëm 700,000 persona në Kharkiv dhe tani janë mbi 1.1 milion. Njerëzit po kthehen dhe janë të vendosur të qëndrojnë. Ne duhet të kujdesemi për ta”, tha Ievhen Hryschenko, drejtor teknik i Rrjeteve të Ngrohjes në Kharkiv./FolDrejt/