Ministria e Mbrojtjes të premten (16 dhjetor) do ta mbajë konferencën tradicionale për fundvit.
Në këtë konferencë, do të prezantohen të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së për vitin 2022 dhe objektivat për vitin pasues.
Në konferencë do të paraqiten ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe sekretari i Përgjithshëm, Avdylkader Muqaj.
Konferenca pritet të fillojë në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes./FolDrejt/