“Ne dënojmë me forcë veprimin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Ky sulm ndaj Ukrainës është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe angazhimeve të Rusisë, si dhe rrezikon seriozisht jetën e miliona njerëzve”, thuhet në deklaratë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dënoi ashpër ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, shkruan AA.
Në deklaratën me shkrim të OSBE-së është përfshirë deklarata e përbashkët e kryetarit të radhës të OSBE-së dhe ministrit të Jashtëm polak, Zbigniew Rau dhe Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, transmeton Fol Drejt.
“Ne dënojmë me forcë veprimin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Ky sulm ndaj Ukrainës është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe angazhimeve të Rusisë, si dhe rrezikon seriozisht jetën e miliona njerëzve. Ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha aktiviteteve ushtarake”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/