Në fshatin Hodanoc të komunës së Kamenicës me datën 23 shkurt 2022 rreth orës 12:20 është ndaluar i dyshuari kosovar pasi bënte tregti të ndaluar, raporton policia.
“Është raportuar se njësiti policor kishte ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari në automjet kishte pas të ngarkuara 72 copë lëkura të lopëve për të cilat nuk posedonte dokumente. Në rast janë kuqur edhe inspektorët e AUV – it të cilët e kanë sekuestruar mallin dhe dërguar në terminal doganor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, raporton policia, përcjell FolDrejt.