Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është takuar me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm italian, Antonio Tajani, ku kanë diskutuar fuqizimin e raporteve bilaterale, shkruan Fol Drejt.
“Me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm italian u ritakuam në Romë, për të diskutuar konkretisht si të ecim përpara në fuqizimin e raporteve tona bilaterale.”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani tha se është falënderuese ndaj Italisë për mbështetjen dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm me kontribut konkret për paqen dhe stabilitetin rajonal. /FolDrejt/