Nëse m’harron mu
Du ta dijsh vetëm
nji gjâ.
A e din qysh âsht kjo:
nëse un’ e shof
hanën e kristaltë, mes degësh t’kuqe
t’vjeshtës t’avashtë n’dritaren teme,
nëse e preku
ngat zjemit
hirin e murrmë
ja trupin e bungut rrudhum-rrudhë
gjithcka m’prun te ti,
sikur gjithcka që ekziston,
ernat, drita, metalet,
janë barka t’vogla
që lundrojnë
drejt ishujve ku ti je tu m’prit mu.
Epo, shif,
nëse ti pak nga pak ia nis mos me m’dashtë
edhe une pak nga pak ka mu nal me të dashtë.
Nëse paprit’ m’harron mu
mos m’lyp,
se un’ moti do t’kem harru.
Nëse t’doket se o e gjat’ dhe e çmendun,
era që fryn parullën,
që m’shëtit nëpër jetë,
dhe ti vendos me m’lanë n’breg
t’zemrës ku unë kam rranj’,
ta dijsh patjetër
që atë ditë,
n’atë orë,
krahët e mi kanë me t’lanë
dhe rranjt’ e mia
kanë me lyp nji tokë tjetër.
Por
nëse çdo ditë,
çdo orë,
e ndin se n’fatin tem t’kanë shkru
me nji ambëlsi që nuk jepet,
nëse çdo ditë nji lule
ngjitet n’buzët e tua për mu,
ah, dashuni, ah e vetmja ime,
n’mu ai zjarr përsëritet,
n’mu asgja nuk shuhet me u harru,
dashnia jeme ushqehet n’tanen, e dashtun,
dhe për sa kohë rrnon ti, ka me kanë n’krahët e tu
pa m’lanë mu.
Përktheu: Leonora Hajra /FolDrejt/