Për përleshjen e krijuar sot në Kuvend mes pozitës dhe opozitës ka reaguar edhe Behgjet Pacolli, transmeton Fol Drejt.
Pacolli, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se ndjen keqardhje për atë që ndodhi sot në Kuvend para qytetarëve dhe botës.
“Ndjej keqardhje për atë që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës para syve të qytetarëve dhe botës. U përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhën qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre.”, ka thënë Pacolli.
“Dhuna e çfarë do forme është e papranueshme! Secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna. Jam i trishtuar nga pamjet!”, ka shtuar më tej./FolDrejt/