Myslimanët në Pakistan do të mblidhen sot në të gjithë vendin për të festuar “Ditën e Shenjtërisë së Kuranit” pasi kryeministri i kombit islamik të Azisë Jugore, Shehbaz Sharif, bëri thirrje për protesta kundër Suedisë për djegien e librit të shenjtë islamik javën e kaluar në Stokholm.
Tubimet më të mëdha kundër Suedisë priten në qytetin lindor të Lahore dhe në Karaçi, qyteti më i madh i vendit, raportoi AP.
Në kryeqytetin Islamabad, avokatët që mbanin kopje të Kuranit protestuan jashtë Gjykatës së Lartë, ndërsa besimtarët zhvilluan mitingje të vogla jashtë xhamive, duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Suedinë./FolDrejt/