Moska nuk sheh ende perspektiva për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, por nuk po ia mbyll derën kësaj mundësie, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ne kemi diskutuar në nivele të ndryshme, duke përfshirë nivelin më të lartë, se pala ruse nuk i ka mbyllur asnjëherë derën procesit të negociatave. Por ne nuk shohim asnjë perspektivë për këtë proces negociator për momentin”, tha zëdhënësi i presidentit rus. duke komentuar njoftimin e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko se bisedimet e paqes për Ukrainën mund të fillojnë deri në vjeshtë.
“Për ne është e rëndësishme që t’i arrijmë qëllimet tona dhe ato mund të arrihen me metoda të ndryshme. Megjithatë, metodat politike dhe diplomatike, për fat të keq, nuk janë të disponueshme për momentin, kryesisht për shkak se regjimi i Kievit e refuzon këtë mundësi, dhe sepse Uashingtoni nuk është i qartë disponimi për këtë proces”, theksoi Peskov, raporton TASS./FolDrejt/