Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Rexhep Tajip Erdogan si president i Turqisë edhe për pesë vite tjera, pas një mandati të kaluar pesë vjeçar.
Përmes një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e inaugurimit.
“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. 🇽🇰 🇹🇷
Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.”, ka shkruar presidentja Osmani në postimin e saj./FolDrejt/