Në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi dykatëshe pranë Dnieper, duke plagosur të paktën 20 persona, duke përfshirë pesë fëmijë, njoftoi mbrëmë kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak.
“Një shpërthim bëri jehonë në vendbanimin Pidgorodne në rrethin Dnipro. Një ndërtesë banimi dykatëshe u dëmtua. Njerëzit mbetën nën rrënoja”, shkroi ai në kanalin Telegram, transmeton Ukrinform.
Gjithsej 17 persona u dërguan në spital dhe sipas Lisakut, një tjetër fëmijë ndoshta ishte ende nën rrënoja./FolDrejt/