I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkaktoi konfliktin në veri të Kosovës, sepse nuk dëshiron të formojë Asociacionin e Komunave Serbe.
Petkoviq ka shkruar në Twitter se Kurti “po përdor metoda fashiste, duke tentuar të dehumanizojë popullin serb.”
Sa herë e kemi theksuar se Kurti nuk do ta formojë kurrë Asociacionin. Dhe sot në Prishtinë për të qindtën herë e konfirmuan këtë”, ka shkruar Petkoviq duke iu drejtuar përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak./FolDrejt/