Papa Françesku ka thënë se është “çmenduri” vetëm mendimi i përdorimit të armëve bërthamore pas paralajmërimit të Putinit ndaj Perëndimit se Rusia posedon “armë të llojllojshme të shkatërrimit”.
Kreu i Vatikanit shtoi se ukrainasit po përballen me egërsi, monstruozitet dhe torturë, duke i quajtur si njerëz bujarë ata të cilët po martirizohen.
Kjo deklaratë nga ana e Papa Françeskut vjen pasi presidenti rus urdhëroi mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe paralajmëroi se nuk po bën bllof kur thotë se është i gatshëm të përdorë armët bërthamore për ta mbrojtur Rusinë.
Në anën tjetër, ish-ministri i jashtëm rus, Andrei Kozyrev përshkroi si të zbrazëta kërcënimet e Putinit.