Sot policia ka bastisur 11 lokacione të ndryshme, në vazhdën e arrestimeve dhe kontrolleve për rastin “Brezovica”.
Nga kontrollet në 8 lokacione në Prishtinë, 2 në Podujevë dhe një 1 në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar 7 persona, policia ka gjetur dhe sekuestruar si vijon:
Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar:
- Certifikatë e pronësisë (10 fletë)
- Skicë (1 fletë) dhe
- Telefon mobil, iPhone 11 PRO, ngjyrë hiri.
Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar:
- Dy telefona Samsung,
- Një lap-top HP,
- Dokumente të ndryshme.
Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar:
- Një telefon Samsung me dy kartela sim card,
- Një hard-disk USB 2.0 me mbishkrim SATA,
- Një hard disk Apacer,
- Një kompjuter laptop i markës Lenovo,
- Një kompjuter laptop i markës Dell,
- Një kompjuter laptop i markës Acer,
Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar:
- Një revole,
- 9 fishekë te cal. 45 mm,
- Dy karikator të revoles,
- Një kallf i revoles.
Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar:
Një telefon iPhone 7
Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar:
- Telefon Iphone 13,
- Lap-top Apple,
- Dokumente,
- Certifikata Kadastra 3 faqe,
- Kopje Plani 20 faqe,
- Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,
- Kontrata të trojeve, 30 faqe,
- Kontrata 16 faqe,
- Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.
- 3 Vula
- USB dhe një Sd Card
- Veturë Mercedes G class
Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:
- Një pistoletë “Zervena Zasatava”
- Një karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm,
- Një veturë Toyota,
- Një veturë “Mercedes G class”,
- Një telefon Iphone 13 pro,
- Tri kartela bankare,
- Dokumente te ndryshme.
Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
- Një veturë Mercedes Benz S500,
- Një veturë Toyota Land Cruiser,
- Një Librezë e veturës,
- Një Librezë e veturës,
- Një Telefon Iphone 12 Mini,
- Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë,
Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:
- Veturë Mercedes AMG,
- Një librezë e veturës ,
- Kontratë mbi shitblerjen e veturës Land Rover,
- Çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes. /Klankosova.tv/