Në një fjalim televiziv të mërkurën, Putin, pasi foli për armët bërthamore të Moskës, paralajmëroi vendet perëndimore se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj, duke thënë se “ky nuk është një bllof”, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Menjëherë pas kësaj, Letonia, e cila kufizohet me Rusinë, tha se nuk do të ofrojë strehim për asnjë rus që i shpëton mobilizimit të trupave të Moskës.
Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkevics, shkroi në Twitter: “Për arsye sigurie, Letonia nuk do të lëshojë viza humanitare apo lloje të tjera për ata shtetas rusë që shmangin mobilizimin”.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Finlandës tha se po monitoronte nga afër situatën në Rusinë fqinje, duke shtuar se kishte arsye për të shtrënguar politikën e vizave të vendit për qytetarët rusë.
“Për sa i përket rrethinës së Finlandës, mund të them se situata ushtarake është e qëndrueshme dhe e qetë”, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen. Forcat tona të mbrojtjes janë të përgatitura mirë dhe situata monitorohet nga afër.
Vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar e dënuan masën.