Lideri i Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka vlerësuar, duke komentuar deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Ukraina është e gatshme të luftojë për 10 vjet, se çdo gjë do të përfundojë për Zelensky brenda pak ditësh.
“Kam lexuar se Zelensky ka shprehur gatishmërinë e tij për të luftuar për 10 vjet. Ne nuk kemi aq shumë kohë, do të përfundojmë me ju këto ditë,” tha Kadyrov në një audio regjistrim të publikuar në Telegramin e Presidentit të Çeçenisë.
Kadyrov rekomandoi që Zelensky të shkonte “te vëllai i tij më i madh Biden dhe të shtrëngonte duart”, duke aluduar në situatën në të cilën u gjend presidenti amerikan Joseph Biden javën e kaluar. Gjegjësisht, pasi përfundoi fjalimin e tij në Karolinën e Veriut, ai u kthye djathtas dhe zgjati dorën për një shtrëngim duarsh, edhe pse nuk kishte njeri pranë tij./FolDrejt/