Ministria braziliane e Drejtësisë njoftoi sot se policia federale arrestoi të dytin në hierarkinë e organizatës kriminale të Komandës së Parë të Kryeqytetit (PCC), bandës më të fuqishme të burgjeve në vend dhe një eksportues i madh i kokainës.
Valdecci Alves dos Santos, i njohur si Colorido, u arrestua të shtunën në qytetin Salgeiro në verilindje të vendit, njoftoi Ministria e Drejtësisë, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Në deklaratë thuhet se Kolorado është në arrati që nga viti 2014 dhe është në listën e kriminelëve më të kërkuar dhe një nga furnizuesit kryesorë të drogës në Brazilin juglindor./FolDrejt/