Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Nacionale, në Korroticë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:30, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet:
“Rr. Nacionale-Korroticë, 17.04.2022-19:30. Ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari-drejtuesi i veturës humb kontrollin mbi drejtimin e veturës duke kaluar barrierat e rrugës dhe kalon në shiritin tjetër të rrugës-kahja e kundërt dhe godet veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe tre pasagjerë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”./FolDrejt/