Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi mëngjesin e sotëm se Rusia po përfundon krijimin e një grupi sulmues në pjesën lindore të Ukrainës.
Thuhet se forcat ruse vazhdojnë sulmet me raketa dhe artileri në infrastrukturën e Ukrainës, raporton Interfax Ukraine, përcjell FolDrejt.
Shtohet se forcat ruse ende po bllokojnë pjesërisht Kharkivin dhe po përpiqen të kapin Mariupolin./FolDrejt/