Rezoluta kërkon gjithashtu përshtatjen e kompetencave të BE-së, veçanërisht në fushat e shëndetit dhe kërcënimeve shëndetësore ndërkufitare, bashkimit të energjisë, mbrojtjes, politikës sociale dhe ekonomike.
Eurodeputetët miratuan sot një rezolutë që u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së të fillojnë procesin e rishikimit të Traktatit të BE-së, duke përfshirë ndryshimet në procedurat e votimit brenda Bashkimit.
Parlamenti Evropian bën thirrje për një zhvendosje nga unanimiteti i deritanishëm i domosdoshëm dhe mundësia e vetos në votimin e shumicës së cilësuar në fusha të tilla si sanksionet dhe emergjencat./FolDrejt/