Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë rreth 200 zjarrfikës nga brigada lokale, 50 nga qytete të tjera dhe 100 ushtarakë.
Për shkak të zjarrit në pyll në malet në jug të Spanjës, 2000 njerëz u evakuuan nga qendra e qytetit Benahavis në Andaluzi dhe tre zjarrfikës u plagosën, njoftuan sot autoritetet.
“Duhet të raportojmë se tre zjarrfikës pësuan djegie të llojeve të ndryshme, dhe i plagosuri më rëndë pësoi djegie në 25 për qind të trupit dhe u evakuua në një spital në Malaga”, u tha gazetarëve Juanma Moreno, kryeministrja rajonale e Andaluzisë./FolDrejt/