Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, bëri të ditur se vendi do të hyjë në një periudhë zie treditore.
Kjo po bëhet pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave, ku humbën jetën 32 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten.
Kujtojmë se një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larissës./FolDrejt/