John Elkann, i cili është CEO i Exor, që e ka në pronë Juventusin, ka qenë më shumë i interesuar për Formula 1 sesa për futbollin. Por kushëriri i tij Andrea Agnelli i ka dhënë shumë telashe me futbollin.
Fillimisht me nisjen e dështuar të Superligës Evropiane dhe më pas me keqpërdorimin me të cilin Juventusi mashtroi dhe shpenzoi para që nuk duhej. Andaj edhe Agnelli, së bashku me një numër të mirë drejtuesish, u pezulluan dhe Juventusi u ndëshkua me heqjen e 15 pikëve.
Pasojnë hetime të reja dhe ndoshta probleme të mëtejshme për Juventusin.
Megjithatë, Elkann është më i shqetësuar për padrejtësinë e supozuar që i është bërë Juventusit sesa për problemet e tij.
“Padrejtësia është e dukshme, shumë e vunë re, edhe ata që nuk e mbështesin Juventusin. Ne do të mbrohemi. Në lojë është fati i Serisë A, e cila po bëhet margjinale dhe e parëndësishme. Juventusi ka më shumë tifozë në Itali dhe përfaqëson futbollin italian ”, tha Elkann.
“ Shpresoj që së bashku me klubet e tjera dhe qeverinë, ne do të ndryshojmë futbollin në Itali për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe ambicioze. Juventusi nuk është problem, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi pjesë e zgjidhjes ”, përfundoi Elkann, transmeton Fol Drejt.