Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por i qetë.
Gjatë ditës nuk pritet të ketë reshje, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.
Parashihet që të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s./FolDrejt/