Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar 6 Plus nuk ekziston më si grup, shkaku i dorëheqjes nga ky grup i deputetes Zikreta Aliti.
Osmani ka bërë të ditur se përfaqësimi në komisionet parlamentare është gjashtë nga pozita dhe pesë nga opozita.
“Grupi 6 Plus nuk ekziston më nga data 3 qershor, me këtë i humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit që është përfaqësimi në komisionet parlamentare, përjashtim bën Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”, ka thënë Osmani.