Ambasada e Francës në Kosovë ka uruar Avdullah Hotin në marrjen e detyrës së re si kryeministër i vendit.
Ambasada franceze ka thënë se dëshirojnë të bashkëpunojnë ngushtë me kryeministrin e ri, raporton Gazeta Express.
“Urime z. Avdullah Hoti për zgjedhjen e tij Kryeministër dhe shumë suksese gjatë mandatit të tij. Ambasada dëshiron të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm me të dhe ekipin e tij”, thuhet në urimin e ambasadës së Francës.
Po ashtu, ambasada franceze ka thënë se qeveria e Hotit do të përballet me sfida të shumta përfshirë edhe rifillimin e dialogut nën udhëheqjen e BE-së.
“Sfidat me të cilat përballet qeveria e tij janë të shumta, duke filluar me trajtimin e krizës shëndetësore, vazhdimin e reformave, konsolidimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe rifillimin e dialogut, nën udhëheqjen e Bashkimi evropian”, thuhet tutje në shkrimin e ambasadës franceze në Facebook.