Kryeministri i Kamboxhias Hun Sen njoftoi sot se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm dhe do t’ia dorëzojë pushtetin djalit të tij, duke i dhënë fund sundimit të tij gati katër dekadash.
Një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë e shpalli vendimin disa ditë pasi Partia e tij Popullore Kamboxhiane (CPP) fitoi 120 nga 125 vendet parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme, nga të cilat u përjashtuan të gjithë kundërshtarët seriozë, raporton Reuters.
Hun (70) tha në një fjalim televiziv drejtuar kombit se ai u takua me mbretin dhe i tha atij se nuk do të vazhdonte të shërbente si kryeministër.