BE ka rënë dakord të miratojë “masa kufizuese” kundër Bjellorusisë lidhur me përfshirjen e saj në konfliktin e Rusisë me Ukrainën, tha presidenca spanjolle e bllokut.
“Sot, ambasadorët e BE-së ranë dakord për miratimin e masave kufizuese në funksion të situatës në Bjellorusi dhe përfshirjes së Bjellorusisë në agresionin rus [sic] kundër Ukrainës. Masat përfshijnë lista të individëve dhe subjekteve, ” njoftoi ajo në një postim në Twitter.