Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pas historisë së saj të famshme me parukieren, ajo ka treguar edhe një histori tjetër që tash lidhet me taksistin, transmeton Fol Drejt.
“Ajo është punëtore në Prishtinë. Edhe sinqerisht më ka mahnitur ai sinqeritet. Nuk e kam pritur që aty në sallon ta dëgjoj këtë fjali. Çka reflektoj më shumë, ishin në mënyrën më të ulët duke e quajtur frizerkë. Unë desha ta vazhdojë opinioin me një taksist në Shkup ku e kisha dëshmitare zyrtarën e Kuvendit. Rastësisht hypën në taksi edhe ai rastisi të ishte shqiptar. E nxori telefonin edhe na e tregoi një fjalim të Albinit kur ka fol për Zajednicën, ai na tha para se me flejt e shoh këtë video. Kam pas me postu, por nuk e bëra, pasi kam marrë shumë komente negative e nënçmuese”, tha deputetja Kollçaku në emisionin Prime Time./FolDrejt/