Iraku formoi qeverinë e re pas gati 13 muajsh krizë politike, që kur vendi mbajti zgjedhjet në fillim të tetorit të vitit të kaluar, njoftuan mediat lokale.
Ligjvënësit irakianë u mblodhën për të vendosur mbi qeverinë e re të vendit dhe qeveria u formua pasi parlamenti i dha një votëbesim kabinetit të udhëhequr nga Mohammed Shia al-Sudani, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në fillim të këtij muaji, Mohammed Shia al-Sudani, i cili u caktua si kryeministër i Irakut, mori detyrën të formonte qeverinë e re të vendit pas muajsh paqëndrueshmërie politike.
Ligjvënësit e Irakut zgjodhën Abdul Latif Rashid-in më 20 tetor me një votim 162 pro dhe 99 kundër, duke pasuar Barham Salih-un, i cili ishte president që nga viti 2018.
Partitë irakiane nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për formimin e qeverisë së re të vendit që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
Sipas një norme politike në Irak që nga viti 2006, një kandidat i komunitetit kurd zgjidhet president, ndërsa një sunit kryeson parlamentin dhe një shiit merr rolin e kryeministrit./FolDrejt/