Pas Marko Verratit, edhe pesë lojtarë të tjerë të Italisë largohen nga grumbullimi në Koverçiano dhe nuk do të marrin pjesë në ndeshjen miqësore të së martës në Turqi ndaj këtyre të fundit.
Xhanluka Mançini dhe Domeniko Berardi, kanë pasur probleme fizike gjatë ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut dhe për këtë arsye nuk janë të disponueshëm.
Zhorzhinjo, Çiro Imobile dhe Lorenco Insinje lanë grumbullimin për të shkuar te klubet e tyre respektive.
Është e mundur që sot dhe të hënën, lojtarë të tjerë të mund të lënë grumbullimin./FolDrejt/