Sipas asaj që raporton britanikja “Football Insider”, sulmuesi belg mund të largohet nga blutë pas vetëm një viti, për më tepër situata ekonomike e skuadrës londineze mund ta përshpejtojë transferimin në një afat më të afërt.
Për ish-sulmuesin e Interit, pas i është vënë dhe PSG-ja, me këta të fundit që duhet të rinovojnë repartin e avancuar me një sulmues race siç është Lukaku.
Aktualisht gjatë këtij sezoni, sulmuesi 28-vjeçar është aktivizuar gjithsej në Premier Ligë në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 5 gola dhe duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës./FolDrejt/