Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, ka zgjedhur mëngjesin e sotëm për t’i falënderuar të gjithë ata që zgjodhën ta votonin PS-në në zgjedhjet lokale në Shqipëri, shkruan Fol Drejt.
Në zgjedhjet e fundit lokale PS u konfirmua si një ndër forcat absolute politike, duke i marr shumicën e bashkive në vend.
Në zgjedhjet e 14 majit, të cilat u mbajtën në 61 bashki të vendit PS ka fituar deri më tani bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.
Në Tiranë dhe Malësi të Madhe nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, por edhe në to po prin bindshëm PS.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. /FolDrejt/