Një shtëpi është bastisur në fshatin Kranidell të Kamenicës.
Bastisja është raportuar gjatë ditës së djeshme, me vendim të gjykatës, transmeton Fol Drejt.
“Është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, 5 gëzhoja, 1 pushkë ajrore dhe një fishek.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë shfaqur në rrejte sociale duke shtënë me armë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësht të Policisë së Kosovës./FolDrejt/