Një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në fshatin Petrovë të Prizrenit.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:32 në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./FolDrejt/