Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, lira turke ra në 19.7 lira për dollar amerikan.
Indeksi i bursës së Stambollit BIST 100 ra me 2,8 për qind dhe indeksi bankar BIST, XBANK, me 8,3 për qind, raporton CNN.
“Duket se fitorja e opozitës ka më pak gjasa dhe kjo do të zhgënjejë investitorët që shpresojnë në rikthimin e politikës tradicionale ekonomike dhe një luftë më të fortë kundër inflacionit”, tha eksperti i Kapital Economics për tregjet në zhvillim, Liam Peach./FolDrejt/