Sot, kryeqyteti u zgjua plot tronditje pas vrasjes së 63-vjeçares në mënyrë makabre, me sëpatë nga bashkëshorti.
E për vrasjen e kësaj 63-vjeçareje, për të cilën u mësua se ishte mësimdhënëse e Gjeografisë, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu, përmes një postimi në facebook, ka shprehur shqetësimin për vrasjen e grave nga bashkëshortët e tyre.
“Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë.”, ka shkruar Haxhiu.
“Është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.
Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë.”, ka shtuar ajo tutje, teksa ka shprehur ngushëllime për familjarët, kolegët dhe nxënësit./FolDrejt/
Prishtinë/70-vjeçari i merr jetën bashkëshortes me sëpatë, dalin detaje nga Prokuroria