fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

Pasagjerët e Wizz Air pritje të gjata nëpër aeroporte

Lexoni edhe..

Qindra pasagjerë që udhëtonin mbrëmjen e së dielës me kompaninë Wizz Air nga Barcelona për në Tiranë janë përballur me një kalvar pritjesh nëpër aeroporte.

Avioni i Wizz Air ka tentuar të ulet ne Rinas, por nuk e ka kryer uljen dhe ka vijuar udhëtimin për në Bari të Italisë, ku pasagjerëve u është dashur të presin mbi 2 orë.

“Na çmendën, edhe ata stafi na plasën atje në aeroport dhe as nuk na shoqëruan fare. Nuk dinim ku të vinim”.

Kompania ajrore nuk u shpjegoi asgjë pasagjerëve gjatë fluturimit, duke i lënë të përjetojnë momente paniku, por pas uljes në Bari u ka komunikuar se shkak i devijimit ishte moti i keq.

“Ky Wizz është copë-copë. Duke u zbritur na thanë na falni se moti shumë i keq do bëjmë një ndalesë në Brindisi. Avioni në ajër, as ikte as lëvizte, dritat e fikura ne u tmerruam”.

Kompania ajrore Wizz Air shpesh është bërë shkak për vonesa dhe anulime të fluturimeve, duke lënë me qindra pasagjerë nëpër aeroporte të ndryshme të Europës, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme