E diel, 5 Maj, 2024

Si u mashtria djaloshi i ri shqiptar nga “Illuminati”, për kaq para e kërcenuan: Paratë do i dërgosh me patjetër, se do të shikosh vdekjen me sy

Lexoni edhe..

Një rast mashtrimi me rrjetin e masonëve të cilët gjobisnin qytetarët në Shqipëri.

Gazetari Arsen Rusta ka publikuar një rast kur një i ri me iniciale D.F., më 16 nëntor pasi ka kërkuar në internet për t’u bërë pjesë e grupeve masonike për të fituar para në mënyrë të shpejtë, është bashkuar në një grup në Ëhatsapp.

Më 7 dhjetori Policia e Stettit së bashku me Prokurorinë organizoi operacionin e koduar “Shifra”, ku një shtetas shqiptar me emrin Ermir Bajrami mblidhte para në emër të vëllazërisë “Illuminati”, një “vëllazëri” që niste nga Australia dhe kishte përfunduar në qytetin e Elbasanit, ku i riu D.F., ka bërë kallëzim penal se ndihej i kërcënuar për jetën.

Ai kishte marrë mesazh se “Në rast se nuk do të vazhdosh të paguash paratë, do të ekzekutohesh jo vetëm ti, por dhe familjarët e tu”.

I dyshuari Ermir Bajrami është kapur pasi ka marrë pagesën e fundit prej 400 mijë lekësh me anë të biçikletës.

Nga bisedat me chatin online, me “Suprem master” është kontaktuar i dëmtuari D.F., pasi është bërë pjesë e grupit Ëhatsapp të kësaj “vëllazërie”.

I riu ka paguar 466 euro në fillim pasi ia ka kërkuar “vëllazëria”, pagesë e kryer me agjencitë e transfertave për një llogari në Australi.

Pak ditë më vonë i kanë kërkuar 1700 euro dhe më tej 3500 euro të tjera.

Po ashtu i dëmtuari instruktohej si duhej të sillej dhe çfarë duhet të bënte në ritualet e përditshme.

Me shpresën se do fitonte para D.F., i është premtuar 3 milionë dollarë, ndërsa ndaj tij do zhvillohej një ceremoni solemne e veçantë në qytetin e Tiranës nga grupi i “vëllazërisë Illuminati”, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit të përfaqësuesve të “vëllazërisë”.

I dëmtuari D.F., para hetuesve është shprehur se:

Kisha kredi për të shlyer dhe interesi për të fituar para në mënyrë të shpejtë më shtynte të bëja pagesa me shpresën se do siguroja një fitim të majmë.”

Vepra penale është klasifikuar si gjobëvënie, ndërsa është identifikuar si i dyshuari i vetëm Ermir Bajrami nga Elbasani dhe që jetonte në Tiranë i cili funksiononte si llogaritar që mund të mashtronin nëpërmjet “vëllazërisë Illuminati”, por se dyshohet se ka dhe shtetas të tjerë të mashtruar përmes kësaj skeme.

Për herë të parë kontakti fizik daton më 16 nëntor 2022 deri në goditjen finale të operacionit “Shifra” më 7 dhjetor 2022.

Dyshimet janë se ky grup ekziston prej shumë kohësh dhe ndërkohë po ekzaminohet telefoni celular i Ermir Bajramit ku rezulton se ka kontakte të shumta me shtetas shqiptarë.

Aktualisht hetimet po vijojnë për të parë nëse ka të tjerë viktima në Elbasan, apo Tiranë.

Më 7 dhjetor Ermir Bajrami e ka telefonuar viktimën D.F., duke i thënë:

E bëre mend mirë kur u fute te grupi ynë i vëllazërisë? Ti lekët do i dërgosh me patjetër, se do të shikosh vdekjen me sy.

Ne të dimë adresën e saktë dhe do të gjejmë dhe vijmë tek ty dhe do të vrasim. Bëhej shantazh që nuk i lejon të largohen kush bëhet pjesë vëllazërisë.

Ndër të tjera gazetari citon edhe instruktime që i jepeshin të dëmtuarit pasi i kërkonin që pas faturave për dërgimin e parave.

Dy persona, mes tyre Ermir Bajrami, instruktonin viktimat e si duhej rë bënin rituale me qiri, vaj ulliri, verë, brisqe.

Ndër të tjera bëheshin instruktazhe për të dërguar video se si duhet të fliste në publik dhe videot duhet të dërgoheshin te grupi me “Supreme Code”, ku një shtetas me një numër amerikan dhe banim në Australi i identifikuar si Paul Brus, që Prokuroria pritet të dërgojë letër-porosi për të kuptuar nëse është shtetas i huaj apo janë shqiptarë që përdorin pseudonime, shkruan PrishtinaNews, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme