Mes konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, një pjesë e vogël e kompanive po inkurajojnë turistët të vizitojnë Ukrainën dhe të shohin vetë se si është jeta në zonat e luftës, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Ky lloj udhëtimi, i njohur si turizmi i luftës, është një temë kontroverse debatesh në vend.
Disa e shohin atë si “mungesë ndjeshmërie” ndaj miliona viktimave të luftës, që tani po i afrohen 18 muajve, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një mundësi të vlefshme për të kujtuar historinë dhe për të nxjerrë mësime prej saj.