Norvegjia dhe Finlanda po përballen me një shpërthim rekord të gripit të shpendëve këtë vit, epidemia e të cilit ka vrarë mijëra pulëbardha dhe specie të tjera, ka rrezikuar bagëtinë dhe ka çuar në kufizime të udhëtimit në disa zona, njoftuan sot zyrtarët.
Gripi i shpendëve ka qarkulluar në Evropë gjatë viteve të fundit dhe në maj dhe qershor çoi në ngordhjen e miliona zogjve në fermat franceze dhe ndërpreu furnizimin me mish dhe vezë.
Autoritetet në qytetin arktik të Vadso, i cili është pjesë e qarkut Finnmark të Norvegjisë, thanë se kishin gjetur më shumë se 10,000 zogj të ngordhur në zonë dhe agjencia e sigurisë ushqimore e Norvegjisë vendosi një ndalim udhëtimi në tre rezervate natyrore dje, raporton Reuters.