Austria, një vend neutral, ka njoftuar synimin e saj për t’iu bashkuar nismës Evropiane të Sky Shield, e nisur në vitin 2022 nga Gjermania në sfondin e luftës në Ukrainë.
“Ne duhet dhe do të marrim masa paraprake për të mbrojtur vendin tonë nga rreziku i sulmeve me dronë ose raketa,” tha kancelari austriak Karl Nehammer në një njoftim për shtyp, duke përmendur “një kërcënim që është përkeqësuar ndjeshëm”.
Ai theksoi se vendimi nuk e vë në dyshim neutralitetin e Austrisë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 1995.
“Asnjë shtet evropian nuk mund ta mbrojë në mënyrë efektive hapësirën e tij ajrore kundër rreziqeve të reja,” këmbënguli Nehammer./FolDrejt/