Pronari i Twitter, Elon Musk, tha sot se është futur një kufizim i përkohshëm për leximin e postimeve në rrjetin social për të luftuar kundër “skrapimit” – grumbullimit të automatizuar të vargjeve të të dhënave.
Twitter ka zbatuar kufizime të përkohshme në leximin e postimeve për të adresuar “nivelet ekstreme të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit”, tha Musk.
Musk tha të premten se disa qindra organizata po merren me të “jashtëzakonisht agresive” dhe u kërkoi përdoruesve këshilla se si të merren me një praktikë të tillë që ndikon në cilësinë e punës së Twitter./FolDrejt/