Shqipëri/Fermerët vazhdojnë të tregtojnë pulat në treg pa certifikatë.
Edhe pse në Elbasan nuk janë identifikuar vatra të sëmundjes përsëri me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë nuk lejohet shitja e shpendëve e pashoqëruar me certifikatën e veterinerit, transmeton Fol Drejt.
Fermerët thonë se shpendët e tyre janë të kontrolluara pasi rriten në mënyrë natyrale, por ata i bëjnë thirrje strukturave që të ushtrojnë kontroll tek pularitë të cilat fusin në treg pula me çmime shumë të ulëta për shkak të cilësisë që i bën thuajse të pakonsumueshme./FolDrejt/