Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar njё person të dyshuar për veprën penale “Lajmёrim apo kallёzim i rremё”, shruan Fol Drejt.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 17.01.2023, rreth orёs 19:50, ёshtё informuar se ka ndodhur njё rast “Grabitje” nё fshatin Raushiq-Pejё.
Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, aty nga viktima jemi informuar se deri sa ishte duke dёrguar postё nё njё lokacion, papritmas ёshtё ndaluar nga katёr(4) persona tё maskuar dhe tё armatosur tё njëjtit e kanё nxjerrё me dhunё nga vetura duke i marrur para nё shumё prej katёrmijё e treqind e tetёdhjetё e shtatё euro e shtatёdhjetё e tetё cent (4387.78), para tё postes private dhe gjashtёqind e dyzet e tre (643) euro , para personale”, shkruan në komunikatën e policisë në Facebook.
Policia shtoi se gjatё intervistimit tё viktimёs nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, gjatë një pune hetimore, bazuar në provat e mbledhura, kanë argumentuar se viktima/tani i dyshuari ka inskenuar rastin e grabitjes. Nё deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar parat.
Nga i dyshuari janё sekuestruar njё mijё e njёqind e dyzet e pesё (1145) euro.
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё ndalim Policor prej 48-orёsh, pёr veprёn penale “Lajmёrim apo kallёzim i rremё”. /FolDrejt/