Një person ka raportuar se, në rrethana të panjohura, vetura e tij është përfshirë nga flakët.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:00, në komunën e Pejës, transmeton Fol Drejt.
Raporti 24 orësh i policisë bën të ditur se pas raportimit të rastit, njësitë përkatëse dhe eksperti i zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet./FolDrejt/