Një person është arrestuar në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëshortes së tij si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:20, në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se gjatë kontrollit, policia i ka sekuestruar të dyshuarit një thikë dhe një elektroshok.
Tutje thuhet se viktima dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë që pas trajtimit mjekësor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/