Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Pejë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 13:50.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.