Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet për dhunë familjare, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 02:00 të datës 10 gusht.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar ka ardhur pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhune psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.