Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një vetaksidenti të veturës me një shtyllë elektrike.
Rasti ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, rreth orës 12:20 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se vetaksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes se veturës nga rruga dhe përplasjes me një shtyllë elektrike.
Tutje thuhet se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast kanë mbetur trë të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor./FolDrejt/